Milan/ Theo kërkon rikthimin në Spanjë, por Reali…
Real Madridi është aktiv në merkato në kërkim të një anësori të ri të majtë për sezonin e ardhshëm, por ndër emrat,për momentin, nuk është ai i Theo Hernandez. Sipas Marca, mbrojtësi i Milanit ka kërkuar të kthehet në Spanjë, por Los Blancos duket se do të ndjekin opsione të tjera.
Theo, i lidhur me Milanin me kontratë deri në vitin 2026, konsiderohet si një nga profilet më të vlefshme mes kuqezinjve, por edhe një nga futbollistët më të mundshëm për t’u larguar nga klubi në afatin kalimtar të ardhshëm. Vështirësitë në gjetjen e një marrëveshjeje për rinovimin dhe nevoja e klubit për të gjeneruar, mund të hapin rrugën për një shitje që në fillim të kësaj vere. Vlera e lojtarit është rreth 35 milionë euro.