“Atmosferë fantastike në Tiranë”, Stojkovic i kthehet keq gazetarëve: Mos më tregoni patriotizëm, ngjante si Boca Juniors-River Plate
Trajneri i Serbisë, Stojkovic mbeti i kënaqur nga atmosfera në Tiranë, ndërsa fjalët e tij nuk janë pëlqyer shumë në Serbi.
Tekniku i është rikthyer përsëri kësaj teme, në konferencë për shtyp para Andorras.
“Unë nuk jam politikan. Fola për një atmosferë futbolli, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë. Nuk është e nevojshme të më japë kush leksione për patriotizmin. Dua të udhëheq Serbinë dhe këta djem me krenari.”