“Më bëre të vishem sërish me kostum”/ Selin ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj
Selin përjetoi një moment tepër emocionues në sallën e Liceut Artistik në Tiranë. Pas një performance mahnitëse baleti, banorja mori një mesazh të veçantë nga babai i saj. Edhe pse ai nuk ishte fizikisht aty, ai i dërgoi një mesazh virtual, me finalisten që “shpërtheu” në lot.
“Më bëre të vishem sërish me kostum. Më bëre të ndihem njeri. Më ke bërë shumë krenar. Të më falësh, bija ime, që nuk isha pranë teje të të jepja një përqafim. Jam shumë i sigurt që ti ke marrë përqafim nga prindërit e gjithë botës.
Maratona jote ishte e vështirë, me pengesa, por ti ja dole të jesh një kampione e vërtetë. Mirënjohje, zemra ime. Mirënjohje për gjyshin tënd që të rriti, të formoi si njeri dhe ndoshta nga lart është duke qeshur me mua, dua të them që parashikimet për ty ishin të vërteta. Mirënjohja ime shkon për mësuesit, pedagogët që u kujdesën për ty dhe të bënë kjo që je sot. Mirënjohje shkon për njerëzit e televizionit që besuan te ty dhe të rritën artistikisht.
Jam falënderues dhe ti duhet të jesh falënderuese për të gjithë tifozët e tu, ata që të mbështetën në këtë rrugëtim të vështirë. Tifozët e tu ishin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por si asnjë edicion tjetër, ke pasur një mbështetje të madhe nga Çamëria.
Mirënjohja jonë shkon për Top Channel që të dha hapësirë, zbuluan talentin tënd, zbuluan një vajzë të guximshme. Unë do ta mbyll me një shprehje, ashtu siç është trendi im: Mosmirënjohja është akti më i tmerrshëm i mirënjohjes. Unë të pres si mbretëreshë. Ti do kesh mirënjohjen time gjatë gjithë jetës. Të dua, zemra ime”, u shpreh babai i Selin.
