Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave, shkëmbejnë puthjen e parë në “Ferma VIP”
Një nga çiftet më të përfolura të momentit në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa, kanë kaluar nga afrimiteti dhe aludimet në një hap konkret, duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë gjatë festës së organizuar mbrëmjen në fermë.
Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, dyshja shfaqet duke kaluar momente të afërta nën ritmet e muzikës, të veshur në stilin “country” dhe të përfshirë në atmosferën festive së bashku me banorët e tjerë. Gjatë vallëzimit të përqafuar, Indri dhe Vanesa janë afruar me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë një puthje, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të formatit.
Ky moment konsiderohet një kthesë e rëndësishme në raportin e tyre, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Vanesa ishte shprehur mes emocioneve në dhomën e “Agait” për afrimitetin me Indrin. Ajo kishte pranuar se ndjehej e ngarkuar emocionalisht dhe i kishte kërkuar ndjesë partnerit të saj jashtë formatit, duke lënë të kuptohej se situata e saj brenda lojës nuk ishte e lehtë.
Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se tërheqja mes saj dhe Indrit ka qenë më e fortë se dilemat personale, duke çuar në një afrim që tashmë duket se ka kaluar kufirin e miqësisë.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo romancë e re në dinamikat e “Ferma VIP” dhe si do ta presin banorët e tjerë këtë çift të sapoformuar brenda shtëpisë.
