Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë
Selin, ka folur së fundmi në BBV Radio, ku ka ndarë reflektimet e saj mbi rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse pranon se do të ishte mërzitur nëse nuk do të renditej e para, ajo thekson se ndihet fituese në mënyrën e saj.
Sipas Selinit, fitorja nuk lidhet vetëm me çmimin monetar apo vendin e parë, por me gjithçka që ka përjetuar dhe dhënë gjatë këtij eksperimenti social. “Mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim,” është shprehur ajo, duke nënvizuar se nuk ka kursyer asgjë nga vetja dhe është përballur me çdo situatë që i është dalë përpara.
Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së saj, Selin ia kushtoi edhe jetës personale. Ajo u shpreh se “BB”-ja më e madhe për të është jashtë shtëpisë, duke iu referuar partnerit të saj, Gimbo, marrëdhënia me të cilin nisi brenda ambienteve të BBVA.
Do mërzitesha nëse s’do dilja e para por mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim. E para BB im më i madh është partneri im Gimbo, e dyta pastaj BB tim e kam fituar sepse mendoj që nuk i kam kursyer asgjë, i jam gjendur ballë çdo gjëje që ka ardhur. Kështu që mendoj se ndoshta nuk fitoj një vlerë monetare por dal e fituar nga ky edicion
Selin la të kuptohet se, pavarësisht rezultatit final, ajo largohet nga ky edicion me ndjesinë e një fitoreje personale. Për të, rrugëtimi, sfidat dhe mënyra si i ka përballuar ato kanë më shumë peshë sesa çdo çmim material.
