Thu, Apr 16, 2026

FOTO/ Dalin fotot e Indrit me ish bashkëshorten e tij!

FOTO/ Dalin fotot e Indrit me ish bashkëshorten e tij!
  • PublishedApril 16, 2026

Jeta personale e banorëve të “Ferma VIP” vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa fotografi të papublikuara më parë të Indrit, një prej personazheve më të komentuar të formatit.

Në këto imazhe, Indriti shfaqet në momente shume të afërta me ish-bashkëshorten e tij, duke zbuluar një anë më intime të jetës së tij përpara hyrjes në spektakël. Në një prej fotove, dyshja shihet duke pozuar buzë detit në një atmosferë të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa në një tjetër shfaqen të përqafuar, duke reflektuar një lidhje të fortë emocionale në atë periudhë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është një imazh ku ish-partnerja e tij shfaqet në pritje të ëmbël, me barkun e rrumbullakosur, duke dokumentuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre si çift, periudhën kur po prisnin të bëheshin prindër.

Kujtojmë se Indri e ka përmendur disa herë gjatë qëndrimit të tij në fermë faktin se është baba i një fëmije nga kjo martesë e mëparshme, duke treguar vetëm pjesë të kufizuara të jetës së tij familjare brenda formatit.

Ndonëse rrugët e tyre janë ndarë dhe ai aktualisht po përflitet për një romancë të re brenda shtëpisë me Vanesën, këto fotografi sjellin në vëmendje një kapitull të rëndësishëm të së kaluarës së tij, të cilin ai ka zgjedhur ta mbajë përgjithësisht larg vëmendjes publike.