Mon, Apr 27, 2026

Disfata ndaj Flamurtarit: Daja: Më vjen keq, pësuam gola që mund të evitoheshin

Disfata ndaj Flamurtarit: Daja: Më vjen keq, pësuam gola që mund të evitoheshin
  • PublishedApril 27, 2026

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja analizoi humbjen 3-1 ndaj Flamurtarit.

“Më vjen keq që kemi marrë gola që mund t’i kishim evituar. Sidomos golin e parë, që ishte kros nga gjysma e fushës dhe nuk ishte i fortë. Mbrojtësit duhet të merrnin në markim Maksutin sepse ishte brenda zonës. Më vjen keq se marrim gol nga goditjet standarde në qendër ku kemi dy pika të forta në ajër. Pavarësisht se sot kishim mungesë shtatlartësinë sepse edhe Andrea është lojtar i fortë në ajër. Besoj se kemi bërë një pjesë të parë të mirë dhe kontrolluar. Për pasin e fundit, mund ta çonim rezultatin me dy gola diferencë. Do na jepte qetësi sepse jemi tejmase të ngarkuar dhe kjo u pa te pjesa e dytë që pak energji kishin lojtarët në këmbë. Para katër ditësh luajtëm gjysmëfinalen, jo për këtë vit po dhe këto që bëjnë kalendarin duhet ta kenë mënyrën e shpërndarjes. Tani që luajnë të gjithë për objektiva, ngjeshen çdo 3-4 ditë, mund të bëhet më përpara. Nga një lojë në pjesën e parë e mirë, bëmë një pjesë të dytë që ndoshta dhe për shkak të mungesës së energjive. E kishim ndeshje për objektiv, lojtarët që ishin në fushë mund të bënin sakrificë më të madhe. Të nxirrnin shpirtin, për të mbajtur atë pjesë të parë të mirë që bëmë.

Pas golit të dytë që morëm në goditje standarde, pastaj prishëm ekuilibrat dhe po luanim gjithçka për gjithçka. Lamë shumë hapësira prapa. Duke na kapur disa herë edhe me kundërsulm. Ajo pjesa e mentalitetit të fituesit që kanë lojtarët, që nuk pranuan dot disavantazhin, bëri që të hidheshim dhe duke mos pasur ekuilibrat apo shkallëzimet, që një lojtar si Maksuti të mos i lejonim aq shumë hapësirë.