Olivia Wilde në qendër të vëmendjes për ndryshimin drastik në pamje
Aktorja amerikane Olivia Wilde është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko, ku u vërejt një ndryshim në pamjen e saj fizike që ka tërhequr vëmendje të madhe.
Gjatë eventit, ajo u shfaq në promovimin e filmit The Invite, ku një video e saj duke folur për projektin është shpërndarë gjerësisht në platformën X, duke nxitur reagime të shumta nga përdoruesit. Disa prej tyre kanë komentuar dukshëm dobësimin e saj, ndërsa të tjerë kanë debatuar mbi arsyet e mundshme të këtij ndryshimi.
Olivia Wilde looks like a medical cadaver came to life. Ozempic is ruining women. pic.twitter.com/qvHEXZKoej
— Royce Lopez (@hippojuicefilm) April 28, 2026
Në festival, Wilde kishte zgjedhur një stil minimalist: një fund të gjatë dhe të gjerë të kombinuar me një bluzë të bardhë të shkurtër, që theksonte linjat e saj të trupit. Pamja e saj, e shoqëruar edhe me një grim më të theksuar rreth syve, ka shtuar më tej diskutimet online.
Në rrjetet sociale janë ngritur teori të ndryshme, duke filluar nga spekulimet për përdorimin e medikamenteve që lidhen me humbjen e peshës, deri te opinionet se ndryshimi mund të jetë thjesht natyral dhe i lidhur me stilin e jetesës apo moshën.
![]()
Megjithatë, Wilde njihet prej kohësh për përkushtimin ndaj aktivitetit fizik dhe një stili jetese të shëndetshëm, duke mbetur një figurë e ndjekur si në ekran ashtu edhe në media.
