“Është në shtëpinë time…”/ Si u pre në besë Rexhep Ismaili, u vra se mbrojti një të ri
“Është në shtëpinë time…”/ Si u pre në besë Rexhep Ismaili, u vra se mbrojti një të ri
SARANDË- Rexhep Ismaili, pronari i një karburantit në Sarandë, u vra mbrëmjen 7 majit brenda në lokalin e tij. Motivet janë ende të paqarta, por një burim tha se 66-vjeçari ndërhyri për të ndalur shuar sherrin një të riu që ndodhej brenda lokalit të tij në fshatin Gjashtë, kur agresorët, një grup prej 10 peronash mësynë me sende të forta në ambientet e brendshme të barit.
Sherri mes grupeve ka nisur pasi pronari i lokalit ka ndërhyrë për të shpëtuar të riun dhe autorëve u ka thënë se “djalin nuk mund ta prekni në shtëpinë time”, duke e ndaluar grupin prej 10 personash që ta nxirrnin të riun, ende të paidentifikuar, jashtë ambienteve të barit.
Dinamika është zbardhur nga dëshmitë që Policia ka marrë pas vrasjes, ndërsa si shkak të sherrit po heton pistën e konfliktit të pronave.
Pas sherrit me sende të forta, situata ka dërguara deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Një prej agresorëve, Lulzim Tabaku, dyshohet se ka qenë i pari që ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar Rexhep Ismailin me plumb në kokë. Në këtë moment të pranishmit në lokal, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Njëri prej tyre ka shkuar në banak dhe ka qëlluar me armë. Nga të shtënat u plagos një prej agresorëve që mbërriti me grupin prej 10 personash për të rrëmbyer të riun. Ndonëse policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, i plagosuri ende nuk është identifikuar dhe deri më tani rezulton se nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia e Sarandës po ushtron kontrolle edhe nëpër klinikat private dhe në spitalet rajonale për gjetjen e tij.
Asnjë prej grupit prej 10 personash nuk ka rënë në pranga, ndërsa pas largimit, në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një mjet luksoz i autorëve, Audi Q8.
Rexhep Ismaili kishte në pronësi karburantin dhe lokalin “Vëllezërit Ismaili”, ndërsa bashkë me të vëllanë kanë në pronësi edhe plazhin e njohur në Ksamil, Pema e Thatë. Ai ishte edhe drejtues i Shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.
