Kris Jenner në qendër të polemikave: A e “sëmuri” Ozempic?
Kris Jenner është një nga emrat e mëdhenj te njohur që ka marrë Ozempic, ilaçin famëkeq për diabetin që shumë personazhe të famshëm e përdorin për humbje peshe. Megjithatë, në një podcast të ri, udhëheqësja e klanit Kardashian tha se jo vetëm që nuk pati rezultatet e dëshiruara në rastin e saj, por në fakt e sëmur.
“E provova një herë, kur askush nuk e dinte se çfarë ishte, dhe më bëri shumë keq. Nuk mund të punoja më. Kisha të përziera. Kështu që mendova, le të provojmë diçka tjetër.”
Kështu që ajo dhe mjekët e saj kërkuan alternativa dhe “e kuptova që peptidet e injektueshme ishin vërtet të mira për mua. Unë i kombinoj ato me shtesa ushqimore .” Kjo praktikë përdoret për humbje peshe dhe përmirësimin e performancës atletike, sipas Shoqatës Mjekësore Amerikane. Megjithatë, ekspertët këshillojnë kujdes, pasi disa prej tyre nuk janë studiuar në mënyrë të mjaftueshme dhe mund të shkaktojnë efekte anësore që variojnë nga shqetësimi i stomakut deri te pankreatiti.
Megjithatë, Jenner, me këshillën e mjekëve të saj, i kombinon ato me vaj peshku dhe suplemente të acideve yndyrore omega-3. “Kjo ndryshoi gjithçka”, thotë ajo. “Gjithashtu më shtoi disa orë gjumë, sepse zgjohem shumë herët në mëngjes.”
