Sat, May 9, 2026

“Hala s’je rahatu”/ Elijona ia uron kështu ditëlindjen Klodit

“Hala s’je rahatu”/ Elijona ia uron kështu ditëlindjen Klodit
  • PublishedMay 9, 2026

Dy nga emrat më të komentuar të sezonit të fundit të “Big Brother VIP Kosova” kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë jashtë shtëpisë më të famshme.

Elijona ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të uruar ditëlindjen e Klodit, një mesazh që nuk kaloi pa u vënë re për tonin e tij ironik dhe plot nënkuptime. Në urimin e saj publik, ajo i drejtohet atij me humor, duke e quajtur “Klodi aka drama” dhe duke theksuar se edhe pse kalon vitet, ai vazhdon të jetë po aq “i zhurmshëm” sa gjithmonë.

“Urime ditëlindjen Klodi aka drama. Një vit më i vjetër dhe sërish duke shkaktuar drama kudo që shkon. Sinqerisht, qysh more me këto vjet hala s’je rahatu? Shpresoj që ky vit të të sjellë lumturi, sukses, më pak stres dhe ndoshta pak qetësi më në fund. Qëndro ylli dhe shpirti i ëmbël që je, të duam shumë”, ka shkruar Elijona, duke kombinuar thumbimin me një dozë dashamirësie.

Urimi i saj është shoqëruar edhe me një imazh ku ajo shfaqet pranë Klodit, ndërsa më pas ka publikuar edhe pamje nga festa e tij e ditëlindjes. Nga videot e shpërndara, duket se organizimi ka qenë më intim, me një numër të kufizuar të ftuarish, larg festave të mëdha dhe publike.

Pavarësisht toneve ironike në rrjetet sociale, marrëdhënia mes tyre duket se mbetet e afërt, duke treguar se raportet e krijuara brenda formatit vazhdojnë edhe jashtë tij, shpesh me të njëjtin dinamizëm që i bëri kaq të komentuar gjatë spektaklit.