Sat, May 9, 2026

Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, askush si “bomberi” anglez

Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, askush si “bomberi” anglez
  • PublishedMay 9, 2026

Harry Kane gati shpërtheu në lot pas sfidës kundër PSG, i vetëdijshëm se ky ishte një shans i artë i shpërdoruar për të siguruar trofeun e Champions League. Me moshën që i punon kundra, çdo vit i humbur është mbase shansi i fundit për “bomberin” anglez, edhe pse në fushë Harry Kane vijon të jetë magjik, ashtu si edhe shifrat e tij. Vetëm në Bundesligë këtë sezon, Kane realizuar 33 gola dhe ka dhuruar 5 asiste, ndërsa ka në dispozicion edhe dy ndeshje për të përmirësuar shifrat e tij. Me 33 gola dhe 66 pikë në total, Harry Kane është kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” këtë sezon në Evropë.

Ndjekësi i tij më i afërt është Erling Haaland, me sulmuesin e Man.City që ka realizuar 25 gola deri në këtë pikë të Premier League. Biondi ka në dispozicion edhe katër ndeshje për të kapur Harry Kane, por duket thuajse e pamundur.

Në vendin e tretë, në podiumin e golashënuesve më të mirë në Evropë, në 5 kampionet më të rëndësishme, është Kylian Mbappe. Sulmuesi i Real Madrid ka shënuar 24 gola në La Liga. Ashtu si Haaland, edhe Mbappe ka në dispozicion edhe katër ndeshje deri në fund të këtij sezoni.

Pjesa tjetër e rivalëve janë shumë larg, duke bërë që trofeu i “Këpucës së Artë” të shkojë drejt Harry Kane, i cili pasi hipotekoi titullin në Gjermani është vetëm një ndeshje larg të sigurojë “dopietën” me Bayern Munich ndodhen edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.