Thu, May 14, 2026

Brazili  beson te Ancelotti, zyrtarizohet rinovimi i kontratës

Brazili  beson te Ancelotti, zyrtarizohet rinovimi i kontratës
  • PublishedMay 14, 2026

Federata Braziliane e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin italian Carlo Ancelotti, i cili do të vazhdojë të drejtojë këtë kombëtare deri në vitin 2030.

Vendimi vjen pas besimit të madh që drejtuesit brazilianë kanë treguar ndaj teknikut italian, i cili konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer “Seleçaon” në majat e futbollit botëror.

“Federata Braziliane e Futbollit (CBF) dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë rinovuar kontratën e tyre për katër vjet të tjera, deri në Kupën e Botës 2030”, njoftoi CBF.