Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula
Sara Hoxha ka rrëfyer së fundmi një nga momentet më të vështira që ka përjetuar si nënë pas ndarjes nga Ledri Vula. E ftuar në një intervistë për X Media, ajo ka folur hapur për raportin me vajzën e tyre, Poem, dhe pyetjet delikate që fëmijët bëjnë në situata të tilla.
Sara tregoi se pyetja më e vështirë që i kishte bërë vajza ishte pikërisht për ndarjen e saj nga Ledri. “Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri”, u shpreh ajo gjatë intervistës.
Më tej, Sara shpjegoi se kishte zgjedhur t’i përgjigjej vajzës me sinqeritet dhe me një gjuhë të thjeshtë që ajo ta kuptonte lehtë. Ajo i kishte treguar se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më dhe se nuk po merreshin vesh si më parë.
Sipas Sarës, vajza kishte këmbëngulur më tej duke e pyetur: “Po ju mund ta rregulloni?”. Kjo pyetje, siç la të kuptohej ajo, kishte qenë edhe më emocionuese për të si nënë.
Sara tha se i kishte shpjeguar Poem se kishin provuar ta rregullonin marrëdhënien, por nuk kishte funksionuar dhe se ky ishte vendimi më i mirë për të gjithë familjen.
Në fund, ajo theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur me fëmijët në raste të tilla. Sipas saj, sa më qartë t’u shpjegohet realiteti fëmijëve, aq më lehtë e kuptojnë dhe e pranojnë situatën, pa mbetur me pikëpyetje apo pasiguri që mund t’i ndikojnë emocionalisht.
