Fansat kritikojnë episodin e fundit të Euphoria: “Më i çuditshmi deri tani”
Episodi më i fundit i serialit Euphoria ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë fansa e kanë cilësuar atë si një nga episodet më të çuditshme dhe më të lodhshme të sezonit.
Në episodin e gjashtë, historia fokusohet sërish tek Cassie, personazhi i interpretuar nga Sydney Sweeney, e cila vazhdon aktivitetin e saj në platformën OnlyFans dhe shfaqet në disa skena provokuese brenda një klubi striptizmi. Një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte një skenë ku Cassie pozon pothuajse nudo pranë një pitoni të madh të bardhë, duke nxitur menjëherë diskutime të shumta online.
Pamjet u shpërndanë gjerësisht në platforma si X dhe TikTok, ku fansat reaguan me komente të ndryshme. Disa e konsideruan episodin “shumë të ekzagjeruar”, ndërsa të tjerë thanë se seriali po bëhet gjithnjë e më i çuditshëm me kalimin e episodeve.
Megjithatë, pati edhe nga ata që vlerësuan interpretimin e Sydney Sweeney dhe mënyrën se si personazhi i Cassie-t po zhvillohet gjatë sezonit.
Në të njëjtin episod, Cassie merr një ofertë për një rol në serialin “LA Nights”, por producentët i vendosin një kusht të qartë: ajo duhet të mbyllë llogarinë e saj në OnlyFans nëse dëshiron të sigurojë rolin.
Episodi ka vazhduar të ndajë publikun mes kritikave dhe kuriozitetit për vazhdimin e historisë.
![]()
