“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?
Mbrëmja e sotme e “Ferma VIP” duket se nuk ka sjellë vetëm fundin e një historie të komentuar mes Indrit dhe Vanesës, por ka hapur një tjetër kapitull tensionesh dhe prapaskenash që po marrin vëmendjen e publikut në rrjet.
Menjëherë pas momentit të shumëkomentuar gjatë Prime-it, ku Indri i dha fund marrëdhënies me Vanesën përmes një letre të lexuar live, një tjetër zhvillim i papritur ka trazuar rrjetin social. Në qendër të kësaj situate është përfshirë ish-konkurrentja e spektaklit, Malbora Gurra, e cila me një reagim të shkurtër, por të koduar, ka ngritur shumë pikëpyetje.
Gjithçka nisi nga një postim i Meridian Ramçaj në Instagram, i cili vendosi të përfshijë publikisht Malborën në diskutim me një pyetje që menjëherë mori vëmendje.
“Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale.”
Një koment që u interpretua menjëherë si një sinjal se mund të ekzistojnë prapaskena apo materiale që publiku nuk i ka parë ende.
Por ajo që e ndezi edhe më shumë situatën ishte reagimi i vetë Malborës. Ish-konkurrentja nuk e la pa përgjigje postimin, duke e rishpërndarë në rrjetet sociale dhe duke shtuar një frazë që ka hapur menjëherë debat.
“…Arkiv për finale!!”, shkroi ajo, e shoqëruar me pikëçuditëse, pa dhënë më shumë detaje.
![]()
