FOTO/ Gazetarja e sportit më tërheqëse se asnjëherë, në tribunat e “Air Albania” sundojnë ngjyrat kuqezi
Final Four ka hyrë në fazën finale, teksa fundjavën e kaluar u luajtën ndeshjet e javës së dytë. Përtej asaj që shikojmë në fushë, në ndeshjet e “Air Albania” në tribuna është gjithmonë gazetarja Trevisa Tufa.
E veshur plot stil dhe klas, moderatorja e Sport News në News 24, di gjithmonë si të marr vëmendjen. Natyrisht, nuk mund të mungojnë edhe ngjyrat kuqezi, apo edhe shqiponja.
Me buzëqeshjen që e karakterizon, Tufa nuk ka hezituar së fundmi të ndajë fotot me ndjekësit. Bukuroshen e ekranit mund ta shikojmë çdo ditë, nga e hëna në të premte, në Sport News në News 24 në orën 17.00.
