(Franc Ndoja) Frani i AMP i përfshirë në baste ilegale, do e paguaj në SPAK
Ish-drejtuesi i policisë: (Franc Ndoja) Frani i AMP i përfshirë në baste ilegale, do e paguaj në SPAK
Ish-drejtuesi i policisë, Dritan Zagani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me dorëheqjen ish-kreut të AMP për Tiranën, Franc Ndoja. Përmes një statusi në Facebook Zagani thotë se “Frani nga Puka, që prezantohet si Franci nga Shkodra” po i paraprin hetimeve të tij nga SPAK pasi është i përfshirë në aktivitet kriminal, bastet online, lojërat e fati e trafik drogë. Sipas tij, edhe pse vonë drejtësia do të vihet në vend.
“Drejtësia, edhe pse vonë, e bën punën e saj.
Po lexoja se ky Frani nga Puka, që prezantohet si Franci nga Shkodra, paska dhënë dorëheqje…!?!?!?!
Tani pyes unë: pse Frani gjoja qenka dorëhequr, apo po zbaton formulën që, kur të zbardhen aktet e SPAK-ut, ku është i përfshirë në aktivitet kriminal (bastet online, lojërat e fatit dhe pse jo edhe ndonjë lidhje direkte me trafikantë droge), të jetë i larguar nga detyra? Kështu bën më pak zhurmë për mafien në pushtet.
Përfundimisht, edhe pse vonë, drejtësia do të bëhet… dhe në një moment kur drejtësia ime po merr rrugë drejt zgjidhjes, i vjen radha Fran-Francit që të paguajë për çdo shpifje e pisllëk që ka bërë ndaj meje… bile pa u lodhur fare të merrem me të direkt (deri më sot nuk më keni dëgjuar as ta nominoja).
Ky e mori rrugën, pas tij e ka radhën Ermali (shoku i Moisiut, kushos së Sajes), që ky Frani e kishte me dosje bashkëpunimi dhe e përdori në shpifjet që ngritën për mua”, shkruan Dritan Zagani.
