Mon, Jun 1, 2026

Festë dhe trazira, Parisi e djeg për triumfin në Champions League

Festë dhe trazira, Parisi e djeg për triumfin në Champions League
  • PublishedJune 1, 2026

Parisi festoi për suksesin në Champions, i dyti radhazi, festime që nisën fillimisht në “Parkun e Princave”, për të vijuar më pas me paradën në shesin kryesor të Parisit, nën hijen e Kullës Eifel. Me mijëra tifozë i rezervuan një pritje fantastike trajnerit Luis Enique dhe protagonistëve kryesorë të këtij triumfi fantastik. Pas fjalës së presidentit Nasser Al-Khelaifi, për të karikuar ambientin mendoi Marquinho-s, me kapitenin që iu drejtua tifozëve me fjalët: “Le të fillojë festa. Jemi kampionët e Evropës për herë të dytë radhazi”, u shpreh Marquinho-s.

Tifozët shfaqën afeksion dhe shpërthyen në brohoritje sa herë në skenë dilte Luis Enrique, pa diskutim arkitekti kryesor i këtij suksesi. Me ovacione u prit edhe Ousmane Dembele, me yllin francez që premtoi edhe trofeun e 3-të në Champions: “Të fitonim të parën ishte e bukur, por e dyta akoma më e mirë. Do të rikthehemi vitin tjetër për të fituar të tretën”, u shpreh Dembele.

Pas festës në shesh, ekipi i PSG u prit në një ceremoni zyrtare nga presidenti Emmanuel Macron. Pasi uroi skuadrën për këtë sukses të jashtëzakonshëm, presidenti Macron gjeti rastin për të dënuar aktet e dhunës që ndodhën në Paris menjëherë pas ekipi triumfoi në Budapest:

“Ky nuk është futboll, ky nuk është sport, kjo nuk është ajo që ne duam”, u shpreh Macron. Gjatë festimeve të titullin kampion në Paris u arrestuan 780 persona, ndërsa mbetën të dëmtuar 57 policë.