Mon, Jun 1, 2026

Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?
  • PublishedJune 1, 2026

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni civile të zhvilluar në Londër. Çifti zgjodhi një organizim intim, larg vëmendjes së tepruar mediatike, por ceremonia nuk kaloi pa u komentuar gjerësisht.

Përveç lajmit të martesës, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ekspertëve të modës ishte paraqitja e këngëtares. Në vend të fustanit tradicional të nusërisë, Dua zgjodhi një krijim elegant të shtëpisë së modës Schiaparelli, të dizajnuar nga Daniel Roseberry.

Artistja u shfaq me një kostum në ngjyrë fildishi, të përbërë nga një xhaketë e qepur në bel dhe një fund asimetrik, duke krijuar një pamje moderne dhe të rafinuar. Look-u u kompletua me doreza të bardha, këpucë Christian Louboutin, bizhuteri Bulgari dhe një kapelë me strehë të gjerë, që i dha paraqitjes një prekje të veçantë elegance.

Sipas mediave të modës, zgjedhja e Dua Lipës duket se është frymëzuar nga Bianca Jagger, e cila në vitin 1971 u martua me Mick Jagger e veshur me një kostum të bardhë Yves Saint Laurent. Ajo paraqitje konsiderohet ende sot si një nga momentet më ikonike në historinë e modës së nusërisë dhe ka shërbyer si frymëzim për shumë personazhe të njohur ndër vite.

Screenshot

Me stilin e saj, Dua solli një interpretim modern të këtij look-u legjendar, duke ndërthurur elegancën klasike me tendencat bashkëkohore. Ndërkohë, raportimet sugjerojnë se pas ceremonisë civile në Londër, çifti pritet të organizojë një tjetër festë dasme në Itali, ku fansat presin me kuriozitet të shohin paraqitjen e radhës të këngëtares.