Mon, Jun 8, 2026

EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz
  • PublishedJune 8, 2026

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur diten e sotme zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku një persona ka mbetur viktimë e një sulmi me armë zjarri.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Ardian Baloshi, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka mbërritur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se është qëlluar me një plumb në kokë pas një konflikti që ka pasur me autorin e dyshuar.

Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar ishin banorë të së njëjtës zonë dhe njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin. Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi i dyshuar për krimin njihet me emrin Sadik Llanaj

Pas ngjarjes, autori dyshohet se është larguar me një automjet tip “Benz” me targa AA864** në drejtim të Krujës, ndërsa forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e motiveve që çuan në këtë vrasje.