Mon, Jun 8, 2026

“Kemi pritshmëri të lartë”, Anglia drejt botërorit, Kane beson tek “Tre Luanët”

“Kemi pritshmëri të lartë”, Anglia drejt botërorit, Kane beson tek “Tre Luanët”
  • PublishedJune 8, 2026

Anglia hyn në Botërorin 2026 me objektiva të mëdha, duke synuar titullin e dytë botëror në histori nën drejtimin e Thomas Tuchel. Kapiteni Harry Kane mbetet lideri i skuadrës dhe figura kryesore e sulmit.

Sulmuesi 32-vjeçar po përgatitet për Botërorin e tretë në karrierë pas një sezoni shumë të mirë me Bayern Munich, ku vazhdon të jetë vendimtar edhe me kombëtaren, duke arritur së fundmi në 79 gola me fanellën e Anglisë.

Kane theksoi se për të luajtur për kombëtaren është prioriteti më i madh dhe se ndihet në formë të shkëlqyer për turneun, duke shtuar se skuadra ka pritshmëri të larta dhe është gati për sfidën.

“Të luaj për Anglinë është gjëja që dua më shumë. E vesh këtë fanellë me krenari të madhe dhe po ashtu mbaj me krenari shiritin e kapitenit. Të udhëheq këtë grup në një tjetër Botëror është diçka shumë e veçantë. Kemi pritshmëri të larta dhe mezi pres që turneu të nisë”, deklaroi Kane për kanalet zyrtare të Federatës Angleze.

Ai komentoi edhe kushtet klimatike, duke i cilësuar debatet për nxehtësinë si të ekzagjeruara, pasi lojtarët profesionistë po përshtaten shpejt me ambientin. “Sinqerisht, nuk mendoj se nxehtësia ka qenë problem. Pas ditëve të para të stërvitjes, shumica e lojtarëve u përshtatën shpejt. Jemi sportistë profesionistë dhe duhet të jemi të përgatitur për këto kushte”, përfundoi kapiteni i Anglisë.

Me një grup të fortë dhe një lider si Kane, Anglia synon të rikthehet në majën e futbollit botëror.