Fri, Jun 12, 2026

LISTA/ 100 mln euro prona! Koçeku, Shtufi, Shehu e Birçaj…të pasuruarit nga krimi

LISTA/ 100 mln euro prona! Koçeku, Shtufi, Shehu e Birçaj…të pasuruarit nga krimi
  • PublishedJune 12, 2026

LISTA/ 100 mln euro prona! Koçeku, Shtufi, Shehu e Birçaj…të pasuruarit nga krimi

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), janë ekzekutuar 20 masa sigurie në kuadër të një hetimi për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga vëllezërit Artur Koçeku dhe Luçiano Koçeku, të cilët akuzohen për organizimin e veprimtarisë së trafikut të drogës.

Nga 20 masat e sigurisë të lëshuara, 15 janë “arrest me burg” dhe 5 “arrest në shtëpi”. Mes personave të arrestuar ndodhet biznesmeni Orest Sota, ndërsa masa “arrest në shtëpi” është caktuar për Edmond Jaupi.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të cilët sipas të dhënave paraprake ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe Orges Birçaj.

Sipas SPAK, personat e përfshirë dyshohet se kanë pastruar të ardhura të krijuara nga aktiviteti kriminal i grupit. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt prej 100 milionë eurosh.

Mes emrave për të cilët janë caktuar masa sigurie figurojnë gjithashtu Abedin Koçeku, Baftri Troci, Gëzim Islami dhe Dritan Aga.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.