Mon, Jun 22, 2026

VIDEO/ Penallti e humbur dhe dopietë ndaj Austrisë, Messi fenomenal në Botëror, udhëheq Argjentinën

VIDEO/ Penallti e humbur dhe dopietë ndaj Austrisë, Messi fenomenal në Botëror, udhëheq Argjentinën
  • PublishedJune 22, 2026

Argjentina triumfoi 2-0 ndaj Austrisë, duke marrë fitoren e dytë në Botëror.Në minutën e nëntë, Lautaro fitoi penallti, por Messi gaboi të shënonte, duke humbur një shans të artë për të kaluar në avantazh.

Messi rregulloi gabimin pak më vonë, duke realizuar gol, pas një asisti të Medinas. Në fundin e sfidës, “pleshti” kompletoi dopietën. Skuadra e Scalonit ka 6 pikë dhe kryeson grupin J. Austria është në vendin e dytë me 3 pikë.