Sat, Jul 11, 2026

Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër
  • PublishedJuly 11, 2026

Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

Në Dukagjin të Shkodrës, u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje lidhur me një tjetër vrasje të ndodhur 9 vite më parë.

Artan Koçeku, i vëllai i Aleksandër Koçekut, në dhjetor 2017, ka ekzekutuar me 10 plumba Angjelin Shkambin. Shkak thuhet të jetë bërë një borxh prej 40 mijë eurosh. Në dosjen hetimore, del se Angjelin Shkambi kishte krijuar një raport intim me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që, nga ana tjetër, ishte i fejuar me një vajzë tjetër.

Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

Për të kryer vrasjen, Artan Koçeku kishte marrë leje nga burgu i Peqinit, pasi ishte arrestuar për një tjetër vepër penale dhe se i kishte kërkuar Angjelin Shkambit takim nëpërmjet facebook. Hetimi në atë kohë tregoi se Shkambi merrej me kultivim të lëndëve narkotike, shpërndante fara hashashi dhe jepte para borxh.

Koçeku ishte nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Pavlin Prekës më 26 shkurt 2025 në oborrin e shtëpisë në fshatin Guci e Re në Shkodër. Për vrasjen e Prekës janë arrestuar Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa Aleksandër Koçeku po hetohej në gjendje të lirë, për shkak se ndaj tij deri më tani nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për ta çuar nën masën e arrestit.

Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

Pavlin Preka u qëllua për vdekje, pasi planifikonte të rrëmbente vajzën e Vasel Koçekut me qëllim për t’u fejuar me të, ndonëse ajo ishte e mitur dhe nuk kishte shprehur pëlqim.

Më herët gjatë ditës informoi se Prokuroria e Shkodrës kishte vendosur zgjatjen e hetimeve për të dyshuarit e vrasjes së Prekës edhe për tre muaj të tjerë.