Sat, Jul 11, 2026

Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës
  • PublishedJuly 11, 2026

Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

——

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se viktima, Aleksander Koçeku, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në një automjet, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal-Kir.

Ndërkohë Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Por kush është viktima?

Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

Aleksandër Koçeku është një prej personave që po hetohet për vrasjen e Pavlin Prekës.

Paraditen e sotme, madje emri i Aleksandër Kocekut u rikthye në Prokurorinë e Shkodërs.

Prokuroria e Shkodrës zgjat sot edhe me 3 muaj të tjerë hetimet ndaj të dyshuarve për vrasjen e Pavlin Prekës, duke arsyetuar se ka ende veprime hetimore për të kryer, me qëllim zbardhjen e krimit të rëndë.
Lidhur me vrasjen e të riut në derën e shtëpisë së tij janë arrestuar Vasel Koceku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa nën hetim është Aleksandër Koceku.
Dyshohet se Preka u ekzekutua për shkak se kërkonte me çdo kusht të krijonte një lidhje me vajzën e mitur të Vasel Kocekut.
“Duke analizuar provat e mbledhura deri më tani rezulton se shtetasi Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj në bashkëpunim mes tyre kanë përgatitur planin dhe kanë realizuar vrasjen e viktimës Pavlin Preka për shkak të qëllimeve dhe veprimeve të tij për “grabitjen” e vajzës së shtetasit Vasel Koçeku për t’u fejuar, pa pëlqimin e vajzës, emrin e së cilës e ka tatuazh edhe në qafë.
Sipas informacioneve të administruara dyshohet se shtetasi Klaudio Lisaj ka qenë lidhje shoqërore me viktimën, ka dijeni për ngjarjen, si dhe është lidhje familjare e shtetasit Vasel Koceku, pasi bashkëshortja e këtij të fundit është halla e Lisajt”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.
Sipas të dhënave – theksohet në dosje – autorët e dyshuar të vrasjes janë Vasel Koceku, babai i vajzës që donte viktima. Ndërsa Aleksandër Koceku, kushëri me Vasel Kocekun, dyshohet të ketë marrë pjesë në ngjarje.
“Në vijimësi janë kryer edhe një sërë veprimesh të tjera, të cilat nuk janë arritur të kryhen brenda afatit 3-mujor. Gjithashtu nuk është bërë e mundur të administrohen të gjitha aktet e ekspertimeve të tjera, pyetja e të gjithë dëshmitarëve dhe personave të dyshuar dhe, pas kryerjes së këtyre veprimeve hetimore, harmonizuar me provat e grumbulluara dhe ato që do të diktohen në vijimësi, do të bëhet përfundimi i hetimeve paraprake”, thuhet në dokument.
Për arsyet e mësipërme, Prokuroria ka firmosur zgjatjen e afateve të hetimit nga 15 korriku deri më 15 shtator 2026.
Pavlin Preka u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij në fshatin Guci e Re.