Prive Brands dhe Zabo Garden nën lupën e Policisë, 9 administratorë procedohen për kontrabandë
Operacioni “Illegal Trade” në Tiranë, procedohen 9 administratorë, mes subjekteve të kontrolluara edhe Prive Brands dhe Zabo Garden
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Illegal Trade”, në kuadër të goditjes së tregtisë së paligjshme dhe evazionit fiskal. Gjatë aksionit u kontrolluan 8 subjekte tregtare, ku dyshohej se shiteshin pajisje elektronike, veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara. Burime konfirmojnë se mes subjekteve të kontrolluara janë edhe Prive Brands dhe Zabo Garden.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës.
Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit “Illegal Trade”?
Nga kontrollet e ushtruara në 8 subjektet u sekuestruan:
- 16 aparate celularë;
- 10 njësi kompjuterike;
- 1 laptop;
- 11 çanta, veshje dhe aksesorë të markave luksoze pa dokumentacion që provonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre.
Sipas Policisë, verifikimet treguan se të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore. Gjithashtu, në një prej subjekteve u konstatua se produktet tregtoheshin pa lëshimin e kuponit tatimor, duke sjellë pezullimin e aktivitetit të biznesit.
Procedohen penalisht 9 administratorë
Në përfundim të operacionit, Policia nisi procedim penal ndaj 9 administratorëve dhe përfaqësuesve të subjekteve, konkretisht shtetasve me iniciale Gjergji Hysi (Prive Brands) N. R., S. S., A. D., B. D., Arianit Luli (Zabo Garden) A. L., K. Gj. dhe J. B.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar të paligjshëm.
