Kush po e shkatërron lumin Erzen? Burime: Një drejtues i lartë shtetëror fshihet pas hidrocentralit
Kush po e shkatërron lumin Erzen? Burime: Një drejtues i lartë shtetëror fshihet pas hidrocentralit
Ndërtimi i një hidrocentrali pranë Kanioneve të Erzenit ka rikthyer debatet mbi mënyrën e dhënies së lejeve për shfrytëzimin e burimeve ujore dhe transparencën e pronësisë së projekteve.
Pamjet e mbërritura në redaksi, ku lumi Erzen shfaqet me ujë të turbullt dhe ngjyrë balte, kanë ngritur shqetësime te banorët dhe organizatat mjedisore, të cilat kërkojnë hetim për të përcaktuar nëse situata lidhet me punime ndërtimore, aktivitet industrial apo faktorë natyrorë.
Në të njëjtën kohë, lindin pyetje mbi kompaninë që po zhvillon projektin, aksionarët përfitues, procesin e dhënies së lejeve dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe standardet mjedisore.
Ndërkohë, burime të sigurta të redaksisë, të mbështetura edhe në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit gazetaresk, tregojnë se pas projektit të hidrocentralit qëndron një drejtues i një institucioni të rëndësishëm shtetëror. Sipas informaicioneve të siguruara, ai rezulton të ketë lidhje me strukturën e pronësisë dhe/ose interesat përfituese të projektit, pavarësisht se emri i tij nuk figuron publikisht si aksionar.
Redaksia është duke verifikuar të gjithë zinxhirin e pronësisë, marrëdhëniet kontraktore dhe vendimmarrjet institucionale që lidhen me dhënien e lejeve, për të përcaktuar nëse ka pasur konflikt interesi, ndikim të papërshtatshëm apo shkelje të procedurave ligjore.
