Wed, Aug 5, 2026

Klientët e Raiffeisen Bank nuk gjejnë qetësi! Plasin vjedhjet e të dhënave

Klientët e Raiffeisen Bank nuk gjejnë qetësi! Plasin vjedhjet e të dhënave
  • PublishedAugust 5, 2026

Klientët e Raiffeisen Bank nuk gjejnë qetësi! Plasin vjedhjet e të dhënave

Klientët e Raiffeisen Bank në Shqipëri po përballen edhe një herë me tentativa mashtrimi përmes mesazheve SMS dhe WhatsApp, një fenomen që ngre pikëpyetje mbi sigurinë me të cilën përballen përdoruesit e shërbimeve bankare në përditshmëri.

Vetë banka ka pranuar se ditët e fundit po qarkullojnë mesazhe mashtruese të njohura si “smishing”, të cilat synojnë të mashtrojnë klientët për të marrë të dhënat e tyre bankare. Nëse informacioni bie në duart e mashtruesve, llogaritë dhe fondet e klientëve mund të rrezikohen nga transaksione të paautorizuara.

Skema është e thjeshtë, por shpesh efektive. Fillimisht dërgohet një SMS në emër të bankës, ku klientit i kërkohet të përditësojë të dhënat për të shmangur bllokimin e shërbimeve. Pasi viktima klikon në linkun e dërguar dhe plotëson informacionin, mashtruesit e kontaktojnë edhe në WhatsApp, duke kërkuar të dhënat e kartës bankare dhe kodet njëpërdorimshe të sigurisë. Në këtë mënyrë ata synojnë të marrin kontroll mbi llogaritë bankare.

Rastet e tilla tregojnë se sulmet kibernetike ndaj klientëve të bankave po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, ndërsa qytetarët mbeten hallka më e ekspozuar ndaj këtyre skemave. Mjafton një klikim në një link të rremë ose ndarja e një kodi verifikimi që mashtruesit të përfitojnë akses në të dhënat financiare.

Pas shtimit të këtyre rasteve, Raiffeisen Bank u ka bërë thirrje klientëve të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin të dhënat e kartave bankare apo kodet e verifikimit dhe të raportojnë menjëherë çdo komunikim të dyshimtë.

Pavarësisht paralajmërimeve, fakti që mashtruesit vazhdojnë të përdorin emrin e bankës për të synuar klientët tregon se kërcënimi mbetet real dhe se kujdesi i përdoruesve është thelbësor për të shmangur humbjen e të dhënave dhe të parave.

Levë e Rusisë! Alarm në Europë për Raiffeisen Bank, sanksionet në tavolinë

Sulmohen me SMS klientët e Raiffeisen Bank, reagon institucioni: Ja çfarë duhet të bëni

Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

Si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet

Raiffeisen, Intesa, OTP…/ Vodhën qytetarët duke fiksuar interesat

Lizandër Saraçi drejtori i Raiffeisen Bank në protestën kundër qeverisë

Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen