Tue, Aug 18, 2026

PSG i bën dalje Barcola-s, në pritje të Liverpool e dërgon në tribunë

PSG i bën dalje Barcola-s, në pritje të Liverpool e dërgon në tribunë
  • PublishedAugust 18, 2026

E ardhmja e Bradley Barcola është e gjitha për t’u vendosur, por në të njëjtën kohë, PSG nuk dëshiron të rrezikojë. Sulmuesi francez nuk do të përfshihet në organikën e klubit për sa kohë situata e tij nuk është e qartë, këtë Luis Enrique e vërtetoi edhe në finalen e Superkupës së Francë përballe Lens, sfidë që Barcola e ndoqi nga tribuna.

Sulmuesi 23-vjeçar është gjithashtu i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet, për këtë arsye e ka pranuar me qetësi vendimin e klubit për ta lënë jashtë organikës këtë periudhë. Liverpool, ka ana e tij, klub që prej kohësh kërkon shërbimet e sulmuesit, është gati të investojë për ta afruar në skuadër, por pengesë mbetet shifra që i ka vendosur PSG.

Francezët kërkojnë 170 milionë euro për ta lënë të lirë, por kjo është një shifër e lartë edhe për një klub si Liverpool. Dëshira e lojtarit është të transferohet në Premier League, tek ekipi i kuq, por më parë drejtuesit e klubit shpresojnë që të largohet Cody Gakpo, në mënyrë që të zbusin kostot e transferimit të Barcola-s.

Francezi ka një kontratë deri në vitin 2028, për këtë arsye PSG kërkon ta shes me çdo kusht gjatë merkatos së verës në mënyrë që të mos rrezikojnë më pas ta humbasin falas një prej talenteve më të rëndësishëm.