Wed, Aug 19, 2026

Nga “Big Brother VIP Kosova” drejt martesës, Kushtrimi dhe Aurora po përgatiten për dasmën

Nga “Big Brother VIP Kosova” drejt martesës, Kushtrimi dhe Aurora po përgatiten për dasmën
  • PublishedAugust 19, 2026





Nga “Big Brother VIP Kosova” drejt martesës, Kushtrimi dhe Aurora po përgatiten për dasmën





Pas historive të dashurisë që lindën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, një tjetër çift i edicionit të katërt duket se po përgatitet për hapin e madh.


Bëhet fjalë për Kushtrimin dhe Aurorën, të cilët, sipas burimeve ekskluzive të Prive By Liberta Spahiu, pritet ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.


Përgatitjet tashmë kanë nisur, ndërsa dasma pritet të mbahet në fillim të muajit tetor. Sipas të njëjtave burime, ceremonia do të organizohet sipas traditave shqiptare, ndërsa para dasmës Aurora pritet të ketë edhe kanagjegjin.


Historia e çiftit nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, ku mes tyre u krijuan shkëndijat e para. Megjithatë, lidhja e tyre mori një tjetër formë pas përfundimit të reality show-t, kur dyshja zgjodhi ta vazhdonte historinë larg kamerave dhe në më shumë privatësi.


Lajmi për martesën e tyre vjen pak kohë pas një tjetër zhvillimi të rëndësishëm për një çift të krijuar në format. Ana dhe Kevini kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë, duke shënuar edhe ardhjen në jetë të fëmijës së parë nga një çift i krijuar në “Big Brother VIP Kosova”.


Ndërkohë, Kushtrimi po vazhdon të jetë aktiv edhe gjatë sezonit të dasmave, ndërsa Aurora është shndërruar në një prej figurave të pëlqyera të ekranit.


Nga njohja brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” deri te përgatitjet për martesë, duket se tetori do të jetë muaji i veçantë për Kushtrimin dhe Aurorën.