Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”
Barazim 1-1 mes Dinamos dhe Pafos në takimin e parë Play Off të Conference League, në Elbasan Arena. Në pjesën e parë, qipriotët humbën një penallti, me David Luiz që dështoi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, dinamovitët kaluan në avantazh me Fadairon, por gëzimi zgjati pak, pasi Lele vendosi ekuilibrat. Me interes të madh pritet të shihet ndeshja e kthimit, pas një jave.
