Selin Bollati tregon si e mban të fortë lidhjen me DJ Gimbon
Selin Bollati ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku ka ndarë disa detaje edhe për mënyrën se si arrin të menaxhojë kohën mes angazhimeve profesionale dhe marrëdhënies në çift.
Një ndjekës e pyeti nëse është e vështirë të gjejë balancën mes punës dhe partnerit, duke shkruar: “A është e vështirë të menaxhosh kohën mes punës dhe partnerit? Unë frikësohem”.
Selin tregoi se për ta, disa faktorë e bëjnë më të lehtë këtë ekuilibër.
Ajo përmendi fillimisht faktin se bashkëjetojnë, ndërsa një tjetër avantazh është se kanë orare të ndryshme pune.
“Gimbo punon natën, unë ditën”, shkroi ajo.
Fituesja e Big Brother theksoi gjithashtu se një nga gjërat më të rëndësishme në marrëdhënien e tyre është fakti që nuk ia vështirësojnë punën njëri-tjetrit dhe nuk kanë një marrëdhënie toksike.
Në fund, Selin ndau edhe një shprehje: “Mos lejo kurrë që një problem për t’u zgjidhur të bëhet më i rëndësishëm se një person për t’u dashur”.
Përgjigjja e saj tregon se për Selin, çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme është mirëkuptimi, respekti për angazhimet e partnerit dhe vendosja e lidhjes mbi problemet e përditshme. /telegrafi
