Pezullime masive dhe mbyllje stadiumi, FIFA i jep “faturën” Argjentinës pas përplasjeve së finales së Botërorit
FIFA ka dhënë dënime të ashpra për protagonistët e përplasjes që ndodhi pas finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës.
E pëson keq Leandro Paredes, i cili ka marrë dënimin më të rëndë. Mesfushori argjentinas është pezulluar për 10 ndeshje me kombëtaren dhe është gjobitur me 90 mijë dollarë.
Nahuel Molina është pezulluar me 7 ndeshje dhe duhet të paguajë gjobë prej 90 mijë dollarësh. Ndërkohë, një ndeshje pezullim për Thiago Almada.
Në anën tjetër, atë të spanjollëve, Gavi është pezulluar për një ndeshje.
Si pasojë e masave të FIFA-s, Argjentina do të luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumi.
