Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve
Te Milani priten zhvillime të rëndësishme në ditët e fundit të merkatos. Rafael Leao duket gjithnjë e më pranë largimit nga kuqezinjtë, me dy oferta konkrete në tavolinë: ajo e Galatasaray dhe propozimi i Aston Villa-s. Klubi italian ka dhënë miratimin për të dyja ofertat, që kapin shifrën e rreth 50 milionë eurove, ndërsa tani pritet vetëm vendimi përfundimtar i sulmuesit portugez.
Leao duket më i tërhequr nga ideja për të luajtur në Premier League, megjithëse Galatasaray i ofron një kontratë më të pasur ekonomikisht. Pas shtatë sezonesh, ndarja mes Milanit dhe portugezit duket tashmë shumë pranë.
Ndërkohë, Samuele Ricci është gati të nisë një aventurë të re te Como. Mesfushori do të transferohet te skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, në një operacion që mund të arrijë mbi 23 milionë euro plus bonuse.
Revolucioni te Milani prek edhe Santiago Gimenez, Fikayo Tomori dhe Youssouf Fofana. Të tre janë lënë jashtë projektit të ri teknik dhe nuk janë përfshirë në listën e skuadrës për Serie A. Drejtuesit kuqezi presin oferta për lojtarët, të cilët nëse nuk gjejnë një destinacion të ri deri në mbylljen e merkatos, rrezikojnë të qëndrojnë jashtë planeve të trajnerit Ruben Amorim.
