McTominay në “PIT STOP”, Napoli humbet skocezin për afro 1 muaj
Scott McTominay do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Napolit. Mesfushori skocez do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje korrigjuese pas shfaqjes së një aritmie të lehtë beninje. Klubi napolitan ka bërë të ditur se lojtari pritet të rikthehet në dispozicion pas pauzës së kombëtareve.
McTominay do të humbasë fillimisht supersfidën e së shtunës ndaj Interit në San Siro, debutimin në Champions League kundër Arsenalit, si dhe përballjet me Bolognën dhe Fiorentinën. Nëse koha e rikuperimit do të respektohet, skocezi mund të rikthehet në fushë më 11 tetor, në ndeshjen e Napolit ndaj Frosinones.
