Wed, Sep 2, 2026

“Nuk ndihem i ofenduar…”, Barcelona prezanton Gabirel Jesus

“Nuk ndihem i ofenduar…”, Barcelona prezanton Gabirel Jesus
  • PublishedSeptember 2, 2026

 

Në pamundësi për të blerë Julian Alvarez, Barcelona prezantoi Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian i kushtoi klubit blaugrana 15 milionë euro, ndërsa vetë lojtari firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Pas testeve mjekësore dhe prezantimit zyrtar, Jesus nuk u shfaq i shqetësuar për faktin që ishte një plan B për drejtuesit e Barcelonës:

“Pranova një ulje të pagës për t’u transferuar këtu. Për mua gjëja më e rëndësishme është fakti që do të luajë për Barcelonën. Kjo është një mundësi që një muaj më parë as që e prisja. Nuk më bezdis fakti që isha një plan B, nuk ndihem i ofenduar për këtë. Më vjen keq vetëm për disa fjalë, për ata që thanë se jam një lojtar i keq, nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë. Kisha mundësia të transferohesha te Barcelona 10 vite më parë, por jeta më dërgoi diku tjetër. Tani që jam këtu dua të jap maksimumin tim”, u shpreh Gabriel Jesus gjatë prezantimit të tij.

Me prezantimin e Jesus, Barcelona mbylli një merkato vere të bujshme pasi afruan lojtarë si Gordon, Adeyemi dhe mbi të gjitha Rodri.