Flick vendos rekord historik për Barçën, por drejtuesit ia ndalojnë të flas për Real Madrid: Zero fjalë për Mourinho-n
4 ndeshje 12 pikë të plota, 17 gola të shënuar vetëm 2 të pësuar. Barça e këtij sezoni është thjesht perfekte, me ekipin e Hansi Flick që jo vetëm triumfon, por argëton edhe tifozët. Suksesi i tyre i fundit, 5-0 në transfertë përballë Vallencia-s është konfirmimi më i qartë i forcës së tij ekipi. Për herë të fundit që një ekip në Spanjë ka pasur një golavarazh më të mirë në 4 ndeshjet e para, daton në sezonin 1987-88, me Real Madrid që kishte një golavarazh +20 që është edhe rekordi në La Liga.
Kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për Hansi Flick, ndeshja e tij e 80-të në krye të Barcelonës në La Liga, me teknikun gjerman që vendos një rekord të ri në historinë e Barcelonës. Falë suksesit në “Mestalla”, Flick kapi kuotën e 63 fitoreve duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Luis Enriques, me spanjollin që numëronte 62 fitore në 80 ndeshjet e tij të para në La Liga me Barçën, ndërsa Pep Guardiola u ndal në 61 fitore në 80 ndeshje.
Ky pritet të jetë një sezon i veçantë në La Liga pasi rivali i tyre më i madh, Real Madrid, rikthehu në Spanjë një trajner Special si Jose Mourinho. E përditshmja spanjolle Sport ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës kanë zhvilluar një mbledhje kokë më kokë me Hansi Flick duke i kërkuar këtij të fundit të mos thotë asnjë fjalë për Jose Mourinho-n dhe Real Madrid.
Drejtuesit e Barçës nuk dëshirojnë që të përsëritet e njëjta histori si gjatë periudhës së parë të Mourinho-n në Madrid, ku çdo ndeshje në “El Clasico” u shndërrua në një betejë të vërtetë. Kjo strategji e Barcelonës, zero fjalë për Mourinho-n dhe Realin u kuptua edhe përpara ndeshjes kundër Elches, me gazetarët që e pyetën Flick për Real Madrid, por përgjigja e tij ishte e parë: “Mos luajmë gjë kundër Realit nesër? Jo. Më bëni pyetje vetëm për Elchen”, iu përgjigj Flick.
