Tue, Sep 8, 2026

Serie A/ Lazio i falet Frattesi-t sërish, bardhekaltrit mundin Udinesen dhe rimarrin kreun. Ndaj Cagliarit rikthehet në fushë për Lecce-n Medon Berisha

Serie A/ Lazio i falet Frattesi-t sërish, bardhekaltrit mundin Udinesen dhe rimarrin kreun. Ndaj Cagliarit rikthehet në fushë për Lecce-n Medon Berisha
  • PublishedSeptember 8, 2026

Lazio gjithmonë e më shumë në këmbët e Davide Frattesit. Kryqytetasit duket se me afrimin e ish mesfushorit interist kanë gjetur bomberin e tyre për këtë sezon. Lazio regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke mposhtur 2-1 Udinesen në një ndeshje të luftuar, në sfidën e fundit të vlefshme për javën e 3 të Serisë A. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Karlström, pas asistit të Keinan Davis.

Skuadra e Gennaro Gattusos reagoi shpejt dhe gjeti barazimin në minutën e 75-të me Davide Frattesin, i cili realizoi golin e tij të tretë në tri ndeshje. Në fund, debutuesi Gudmundsson shënoi me kokë në minutën e 88-të, duke i dhënë Lazios fitoren 2-1. Me 9 pikë në tri javë, Lazio mbetet në krye të Serie A së bashku me Interin dhe Romën, ndërsa Udinese qëndron në kuotën e 4 pikëve.

Ndërkohë në sfidën tjetër të së hënës Cagliari mundi minimalisht 1-0 Leccen, me golin e Maldinit që i dhuroi sardëve 3 pikë. Po më shumë se për rezultatin, kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për mesfushorin e përfaqësueses tone Medon Berisha, i cili u rikthye të luajë në një ndeshje pag gati 9 muajsh mungesë për shkak dëmtimi. Ndërkohë Alen Sherri portieri i Cagliarit e ndoqi këtë 90 minutësh nga stoli.