Plot emocione, Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh mungesë
Këngëtarja Celine Dion mbrëmjen e kësaj të shtune u rikthye ne skenë teksa nisi një turne ku pritet të zhvillojë 26 koncertet. Mbrëmja e sotme shënon rikthimin e saj në skenë pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh.
E veshur me një fustan të zi pa rripa, Dion hapi shfaqjen me këngën e saj “On ne change pas”. E mbushur me emocione, ajo ndaloi së kënduari për një moment, me 30,000 spektatorët në Plenitude Arena, pranë Parisit, duke brohoritur ritmikisht emrin e saj.
Këngëtarja 58-vjeçare ka luftuar me një sëmundje të rrallë neurologjike gjatë viteve të fundit, duke e detyruar të tërhiqet nga detyra aktive. Ajo është planifikuar të japë gjithsej 26 koncerte gjatë tetë muajve të ardhshëm.
Në vitin 2022, ajo njoftoi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore, dhe që atëherë është tërhequr nga syri i publikut. Ajo bëri vetëm një paraqitje mbresëlënëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024.
