Sat, Sep 12, 2026

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos
  • PublishedSeptember 12, 2026

Pas humbjes ndaj Betis në kampionat,  Real Madrid u kthye te fitorja. Los Blancos mundën 4-1 Vallecanon, në Bernabeu.

Ekipi i Mourinhos zgjidhi ndeshjen shumë shpejt, që në pjesën e parë. Mbappe, Carreras dhe Bellingham dhuruan show në 45 minutat e para.

Rayo ngushtoi shifrat me Camellon, në minutën e 51-të. Në fundin e takimit, Mbappe kompletoi dopietën. Takimi i radhës për Realin është ndaj Elches.