Mon, Sep 14, 2026

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë
  • PublishedSeptember 14, 2026

Myrto Uzuni pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në Ligën e Kombeve, pasi dëmtimi në këmbë e ka lënë jashtë edhe përballjes së Austin me Vancouver. Kjo ishte java e katërt radhazi që sulmuesi shqiptar nuk aktivizohet në MLS, ndërsa ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij. Në këto kushte, Uzuni pritet të mos jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për sfidat ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.

Megjithatë, tekniku kuqezi ka arsye për të qenë optimist, pasi sulmuesit e tjerë shqiptarë po kalojnë një moment të shkëlqyer.

Protagonisti kryesor i fundjavës ishte Kristjan Shpendi, i cili realizoi dy gola në barazimin 2-2 të Cesenës ndaj Cremoneses. Me këtë dopietë, Shpendi shkon në kuotën e 5 golave dhe ngjitet në krye të renditjes së golashënuesve në Serie B.

Në Iran, Jasir Asani ishte vendimtar për Esteghlal, duke realizuar nga pika e bardhë golin e fitores 1-0 ndaj Paykanit. Ndërkohë, në Slloveni, Indrit Tuci gjeti rrjetën në fitoren 3-1 të Olimpija Ljubljanës ndaj Koperit, ndërsa protagonist ishte edhe Marvin Cuni, me një gol dhe një asist.

Kështu, edhe pse mungesa e Uzunit do të ishte një shqetësim për Kombëtaren, forma e mirë e Shpendit, Asanit, Tucit dhe Cunit i jep Maranit alternativa të rëndësishme në repartin ofensiv.Kujtojmë që teniku italian Rolando Maran do të zbardh listen përfundimtare me lojtarët e grumbulluar për4 ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve tanë ditën e premte më 18 Shtator ora 11.