Mon, Sep 14, 2026

Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor

Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor
  • PublishedSeptember 14, 2026

Trabzonspor zhvilloi një fushatë të fuqishme gjatë merkatos së verës duke afruar në skuadër një super yll si Mohamed Salah, ndërsa mbajtën në Trabzon edhe sulmuesin kuqezi, Eresnt Muçi. Ndryshe nga se pritej, Trabzonspor i ka bërë një nisje jo pozitive këtij fillim sezoni çka solli edhe largimin e trajneri Fatihi Tekke.

Këtë periudhë, Trabzonspor është vënë në lëvizje për të gjetur një trajner të ri dhe sipas Sky Sport, klubi turk është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Stefano Piolin.

Ish trajneri i Inter i Milan, është i papunë që pas largimit nga Fiorentina. Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio ka zbuluar se palët janë takuar duke vendosur kontaktet e para ndërmjet tyre për të bërë të mundur rikthimin e Piolit në pankinë pas afro 1 viti.