Wed, Sep 16, 2026

Mbrojtja “fut ujë”, Chelsea tenton Bastoni-n në Janar

Mbrojtja “fut ujë”, Chelsea tenton Bastoni-n në Janar
  • PublishedSeptember 16, 2026

Alessandro Bastoni rikthehet sërish në qendër të merkatos europiane. Mbrojtësi i Interit ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit, por tashmë Chelsea duket se është gati të bëjë një lëvizje konkrete.

Pavarësisht transferimeve të kryera në merkaton e fundit, mbrojtja e Chelsea-s është pika e tyre më e dobët këtë fillim sezoni. Në 6 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet, “Blutë” kanë pësuar 12 gola, që është shumë. TeamTalk zbulon se drejtuesit e Chelse-as do të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të forcuar qendrën e mbrojtjes dhe dëshira e madhe e Xabi Alonso është Alessandro Bastoni.

Sipas raportimeve të mediave italiane, londinezët po përgatisin një ofertë që mund të arrijë deri në 80 milionë euro, me synimin për ta transferuar 27-vjeçarin në merkaton e janarit.

Bastoni është një nga titullarët kryesorë të Interit dhe një prej liderëve të repartit defensiv. Aftësia për të mbrojtur, por edhe për të nisur aksionet nga prapavija, e ka kthyer italianin në një objektiv të rëndësishëm për klubet elitare.

Në garë për shërbimet e tij janë përmendur edhe Real Madridi dhe Barcelona, ndërsa interesimi i Chelsea-t mund ta ndezë edhe më shumë konkurrencën.

Interi nuk dëshiron të humbasë një nga shtyllat e skuadrës, ndaj një ofertë prej 80 milionë eurosh mund të jetë vetëm pika e nisjes së një beteje të madhe në merkaton e dimrit.

Bastoni mbetet në qendër të vëmendjes dhe janari pritet të sjellë zhvillime të reja për të ardhmen e mbrojtësit italian.