Thu, Sep 17, 2026

‘Liria Ka Emër’/ Dua Lipa reagon ndaj vendimit në Hagë: 11 mijë të vrarë mes tyre dhe fëmijë, 20 mijë të dhunuar dhe 1 mln refugjatë!

‘Liria Ka Emër’/ Dua Lipa reagon ndaj vendimit në Hagë: 11 mijë të vrarë mes tyre dhe fëmijë, 20 mijë të dhunuar dhe 1 mln refugjatë!
  • PublishedSeptember 17, 2026


Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka reaguar ndaj vendimit të Hagë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ajo pakënaqësinë e saj e shprehu duke publikuar në Instastory logon e UÇK-së me hashtagun ‘Liria Ka Emër’.

Dua Lipa po ashtu në storien tjetër publikoi edhe krimet e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga Serbia.

 ‘1 milion refugjatë; 11 mijë të vrarë; 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë; 20 mijë të dhunuar; si dhe 1 mijë e 600 të zhdukur’, shkruan Dua Lipa.