Thu, Sep 17, 2026

Nis epoka “Klopp”, Gjermania me “fytyrë” të re, tekniku thërret 44 futbollistë (FOTO)

Nis epoka “Klopp”, Gjermania me “fytyrë” të re, tekniku thërret 44 futbollistë (FOTO)
  • PublishedSeptember 17, 2026

Jürgen Klopp ka publikuar listën e tij të parë si trajner i Gjermanisë, duke grumbulluar plot 44 lojtarë, të ndarë në dy grupe për katër ndeshjet e ardhshme të Nations League.

Në listë spikasin emra si Marc-André ter Stegen, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Kai Havertz, Florian Wirtz, Serge Gnabry dhe Nico Schlotterbeck, ndërsa Klopp ka përfshirë edhe disa talente të rinj.

Mes të grumbulluarve është edhe shkodrani Brajan Gruda, për të cilin ishte përfolur edhe më herët se do të ishte një ndër risitë e ish teknikut të Liverpool.

Lista 2.2
Lista 2.2
Lista 2
 
Lista 1.1
 
Lista 1
 

Klopp synon të përdorë këto katër sfida për të testuar sa më shumë lojtarë dhe për të nisur ndërtimin e Gjermanisë së tij. Vetë tekniku gjerman komentoi përzgjedhjet e tij si dhe arsye se përse vendosi që të ketë dy lista të ndryshme lojtarësh për 4 sfidat e para të Nations League.

“Kjo është paksa e pazakontë: nuk kemi nxjerrë në fushë një ekip A ose B, në kuptimin që besojmë se ekipi mund ta mposhtë këtë kundërshtar të veçantë. Duam t’i fitojmë të katër ndeshjet – gjë që, në fund të fundit, është mjaft normale në futboll. Ne shohim diçka tek këta djem; shohim shumë potencial dhe duam të jemi pjesë e zhvillimit të tyre. Kjo është arsyeja pse kemi sjellë disa fytyra të reja. Dhe me të vërtetë, pas Kupës së Botës, mund të kishe ndjesinë se futbolli gjerman ishte plotësisht në apati dhe se nuk kishim talent dhe as futbollistë”, theksoi ndër të tjera tekniku i “Panzerave”.