Fri, Sep 18, 2026

Vinicius Jr. i propozon për martesë nënës me tre fëmijë

Vinicius Jr. i propozon për martesë nënës me tre fëmijë
  • PublishedSeptember 18, 2026


Vinicius Jr. dhe partnerja e tij, Virginia Fonseca, kanë vendosur të hedhin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Pas rreth një viti lidhjeje, sulmuesi i Real Madridit i ka dhuruar influencueses dhe sipërmarrëses braziliane unazën e fejesës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Virginia përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një fotografi krah futbollistit. “Pas një viti lidhje, më në fund e shoh unazën”, shkroi ajo, duke konfirmuar fejesën dhe duke ndezur menjëherë reagimet e ndjekësve.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth një vit më parë dhe u bë publike pasi Vinicius filloi t’i dedikonte gola partneres së tij në ndeshjet ku ajo ishte e pranishme. Të dy më pas konfirmuan lidhjen përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Image

Megjithatë, marrëdhënia nuk ka qenë pa luhatje. Në maj të këtij viti, çifti u nda për një periudhë të shkurtër. Virginia deklaroi në atë kohë se kishte zgjedhur t’i jepte fund lidhjes me maturi dhe respekt. Por ndarja zgjati vetëm pak ditë dhe dyshja u pajtua, duke rikthyer lidhjen.

Vetëm disa muaj më vonë, marrëdhënia ka kaluar në një tjetër fazë, atë të fejesës dhe përgatitjes për martesë.

Virginia Fonseca, 27 vjeçe, është një prej influencueseve më të njohura në Brazil, me rreth 56.5 milionë ndjekës në Instagram. Ajo është gjithashtu sipërmarrëse dhe themeluese e markës së kozmetikës “WePink”, të krijuar në vitin 2021.

Image

Para lidhjes me Vinicius, Virginia ishte e martuar me këngëtarin brazilian Zé Felipe, me të cilin ka tre fëmijë. Çifti u nda në maj të vitit 2025.

Vinicius Jr., 26 vjeç, dhe Virginia u shfaqën së fundmi së bashku edhe në Çmimin e Madh të Formula 1 në Madrid, ku u fotografuan duke shijuar eventin dorë për dore.

Image