Thu, Sep 24, 2026

“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën

“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën
  • PublishedSeptember 24, 2026

Medalja e bronzit në Botërorin “FIFA2026” nuk ka mjaftuar për të qetësuar “Tre Luanët”, në Angli ai eliminim përballë Argjentinës, me sa duket nuk është harruar ende, fakt që e pranon edhe Bukayo Saka. Sulmuesi i Arsenal, në konferencë për shtyp, në vigjilje të startit të Ligës së Kombeve zbuloi se zhgënjimi është ende prezent:

“Padyshim, kemi ende plagë mbi kurriz. Kjo pasi në e dinim që ju besonit shumë tek ne, ne gjithashtu ishim të bindur se këtë herë mund t’ia dilnim, ishim të gjithë të bashkuar. Ne po provojmë të kthejmë faqe, të shohim përpara, por një plagë nuk shërohet lehtë, nuk harrohet lehtë”, u shpreh Saka.

Më pas, sulmuesi i Arsenal u ndal tek sfida e së shtunës përballë Spanjë, kampionëve në fuqi të Botës: “Tani është koha të përqendrohemi te sezoni i ri, në këto gara të reja që na presin. Jemi në një grup me katër përfaqësuese të forta, na presin ndeshja të vështira, por ne do të përpiqemi të kualifikohemi për në fazën ‘play-off’ të Nations League”, theksoi Saka në konferencë për shtyp.

Ashtu si Saka, edhe mendimi i parë i Thomas Tuchel në konferencë për shtyp shkoi për Botërorin “FIFA2026”. Për teknikun gjerman ky ishte një shans i shpërdoruar, por tani është koha të shohin përpara me një objektiv të ri, “Euro2028”. Prova e parë është Spanja, një kundërshtar shumë i vështirë: “Ne mundëm Francën, kështu kemi mundësi të fitojmë edhe përballë Spanjës. Do të ishte një fillim perfekt, një fitore ndaj kampionëve të Botës në shtëpinë tonë. Lojtarët kanë uri, duhet të mbajmë kokën lart dhe të shohim përpara”, u shpreh Tuchel në konferencë për shtyp.

Anglia bën pjesë në Ligën A, në Grupin e 3 së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Republikën Çeke.