Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big”
Në vitet e fundit, bota e futbollit ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Dikur, ishte thuajse një tabu, ose shihje rrallë, emra të mëdhenj në stolin e një ekipi përfaqësues, për më tepër në një moshë të re, por sot tabloja është totalisht ndryshe, ekipet përfaqësuese po joshin emrat më të mëdhenj të botës së treningut. Mjafton një detaj për të pasqyruar këtë ndryshim të fortë.
8 nga 13 fituesit e fundit të Champions League, sot janë në krye të ekipeve përfaqësuese: Ancelotti (3), Zidane (3), Klopp (1) e Tuchel (1). Rasti i Zidane është unik, pasi legjenda franceze, refuzoi çdo ofertë që erdhi në drejtim të tij, pas largimit nga Real Madrid, pasi dëshironte vetëm Francën, priti me vite për të pasur Deschamps.
Në aktivitet janë edhe emra të tjerë të mëdhenj si De la Fuente, Scaloni apo Roberto Mancini. Ka dhe trajnerë që për momentin janë të lirë, pa një skuadër, emra si Deschamps apo Nagelsmann, të cilët në Botërorin e fundit ishin në krye të Francës dhe Gjermanisë.
I fundit që pranoi stolin e një ekipi përfaqësues ishte Xavi Hernandez, me teknikun spanjoll që zgjidhi të vijojë karrierën e tij në stolin e Holandës.
Në krye të ekipeve përfaqësuese janë edhe emra të njohur si Jorge Jesus, Rudi Garcia, Montella, e shumë të tjerë.
