Në pritje të Messit, Argjentina argëtohet ndaj Bolivisë, shënojnë Paz e Lautaro
Argjentina e Lionel Scalonit ka nisur me sukses një kapitull të ri, në pritje të rikthimit në fushë të Lionel Messit, për t’i dhënë lamtumirën kombëtares albiçeleste.
Në miqësoren e zhvilluar në Córdoba, nënkampionët e botës triumfuan me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Bolivisë, ndërsa protagonistë ishin edhe dy futbollistë që aktivizohen në kampionatin italian: Lautaro Martinez dhe Nico Paz.
Sulmuesi i Interit zhbllokoi sfidën pas një asistimi të Mac Allister, duke goditur saktë me të djathtën. Ky ishte goli i 41-të i Lautaro Martinezit me fanellën e Argjentinës, vetëm një më pak se legjenda Sergio Agüero.
Në minutën e 29-të erdhi edhe dyfishimi. Nico Paz, talenti i Comos, përfitoi nga dalja e portierit dhe realizoi me një parabël të bukur, duke shënuar një tjetër gol me peshë për kombëtaren argjentinase.
Në pjesën e dytë, Romero dhe López plotësuan pokerin, duke vulosur fitoren 4-0 të Argjentinës.
Tashmë, vëmendja e kampionëve të botës zhvendoset te miqësoret e radhës. Përpara përballjes me Beninin, ku pritet të jetë në qendër të vëmendjes Lionel Messi, Argjentina do të sfidojë edhe Burkina Fason.
Një fitore bindëse për skuadrën e Scalonit dhe një tjetër sinjal i brezit të ri që po merr gjithnjë e më shumë protagonizëm në kombëtaren albiceleste.
